Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u pyet për Ervin Salianjin. Ai tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD-ja, pasi kaloi vijën e kuqe.

“Mendja te Salianji edhe këtu mor burrë!? Ça lidhje ka Salianji këtu? Jemi për farsën. Ai bëri një burg politik. Ai sot është njeriu që ka kaluar linjat e kuqe. Nuk ka një vendim, por ka vetëpërjashtuar veten! Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do të merrni.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: