Gjykata e Distriktit Zamoskvoretsky të Moskës ka urdhëruar arrestimin në mungesë të ish-kampionit botëror të shahut Garry Kasparov. Sipas asaj që është publikuar së fundmi, Kasparov është konsideruar “agjent i huaj” nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë.

Vendimi erdhi bazuar në  Nenin 205.2 të Kodit Penal Rus, i cili mbulon thirrjet publike për terrorizëm dhe propagandë. Hetuesit paraqitën kërkesën për arrestimin e Kasparov më 22 dhjetor dhe të dhënat e gjykatës tregojnë se mocioni u miratua po atë ditë. Vendimi është planifikuar të hyjë në fuqi ligjore më 26 dhjetor ndërsa dënimi maksimal sipas këtij neni është deri në shtatë vjet burg.

“Gjykata urdhëroi arrestimin në mungesë të Kasparovit për dy muaj nga data e ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit të tij në Rusi”, raportoi gjykata.

Kasparov është një shahist i njohur, i cili ka qenë fitues tetë herë i Olimpiadave Botërore të Shahut. Ai njoftoi tërheqjen e tij nga shahu profesional në vitin 2005.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb