Armando Broja po kalon muajt e parë te skuadra e Burnley. Në një intervistë të dhënë për klubin, sulmuesi kuqezi e ka pranuar se përshtatja ka qenë e vështirë.

“Ia kam kaluar mirë deri tani. Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta në Chelsea, por po e shijoj këtu në veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më të këndshëm.

E mendoj këtë sepse njerëzit këtu janë më miqësorë. Është më e lehtë për të folur, më e lehtë për të dalë me të gjithë.

Të gjithë janë shumë të mirë. Edhe kur del jashtë, kur ulesh në kafene, të gjithë janë shumë të mirë”- tha Broja. Deri më tani, Broja ka shënuar një gol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb