Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ishte i ftuar në studion e News24, ku foli për çështjen më të nxehtë të debatit politik, heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.

Korreshi tha se informacionet që i janë vënë në dispozicion deputetëve nga SPAK janë shumë më tepër se cfarë kanë dalë dhe nisur nga provat e reja, Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet me urgjencë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënie të autorizimit për arrestimin e Ballukut.

“Ne bëmë një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së Këshillit të Mandateve sepse duhet të merret vendim për heqjen e imunitetit sikurse ka kërkuar SPAK, pasi kanë ndryshuar rrethanat.

Ka shumë më shumë elemente të tjera që rëndojnë pozitën e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të pengohet heqja e imunitetit. Nuk është goditje politike, pasi SPAK ka sjellë prova të reja.

Nëse brenda 3 muajve nuk mblidhet parlamenti, rrezikon të shuhet masa dhe ky është skandali”, tha Korreshi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb