Pedagogia Arsejda Gjyli, e pyetur në studion e News24 për skualifimin e Shqipërisë nga Ministeriali i Energjisë së BE-së, e cilësoi një precedent jo pozitiv, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Gjyli tha se Shqipëria, e cila ndodhet drejt finalizimit të procesit të negociimit për anëtarësimin në BE, duhe të respektojë rregulloren e BE. E megjithatë, sipas saj, ky lajm nuk mund ta pengojë rrugën e integrimit të vendit në familjen evropiane.

“Anomali ka patur, por kjo nuk mund të penalizojë procesin e integrimit. Sot sa i takon drejtësisë, Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur”, tha Gjyli.

Arsejda Gjyli: është një lloj precedence, po flasim për BE, dhe duke qenë se jemi në process negociimi, duhet të respektohen rregullat.

Ky konstatim nuk është gjë pozitive për Shqipërinë.

Anomali ka patur por këta nuk mund të penalizojnë procesin e integrimit. Sot sa I takon drejtësisë, Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb