Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismaili është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, ndërsa hetimet nisën pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të SPAK disa muaj më parë.

Ismaili është nën hetim për 3 vepra penale; “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij. Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars, por u zbulua disa ditë më vonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb