Shumë të lënduar u raportuan pas një shpërthimi zjarri në një azil pleqsh në zonën e Filadelfias të Pensilvanisë, SHBA. Stafi dhe punonjësit e shpëtimit nxituan për të zhvendosur banorët e moshuar në një vend të sigurt, ndërsa një pjesë e ndërtesës u shemb. Autoritetet lokale po punojnë me agjenci nga Pensilvania dhe New Jersey për t’iu përgjigjur situatës dhe për të ofruar ndihmë.

Kapiteni i Policisë së Bristol Township, Sean Cosgrove, tha se pati të lënduar nga incidenti, por nuk u konfirmua nëse ndonjëri prej tyre ishte në gjendje kritike. Gjithashtu mbetet e paqartë nëse të gjithë banorët në azil janë gjetur dhe janë të sigurt.

Autoritetet lokale raportuan një shpërthim gazi në një azil pleqsh në qytetin e Bristolit, pak jashtë Filadelfias, SHBA, duke shtuar se duket se njerëz janë bllokuar në ndërtesë.

Sipas Associated Press , zyrtarët e Qarkut Bucks njoftuan agjencinë për një shpërthim pak para orës 3 të pasdites në azilin e pleqve Silver Lake në zonën e Bristolit, rreth 20 milje në verilindje të Filadelfias.

“Ne kuptojmë se ka njerëz të bllokuar brenda”, tha Ruth Miller, një zëdhënëse e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të Pensilvanisë.

“Pashë tym dhe pastaj një radhë zjarrfikësish dhe ambulancash që vinin nga e gjithë qyteti, nga kudo”, tha një dëshmitar okular.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb