Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u shtruan në spital pasi një tavan u shemb në pishinën e hotelit me pesë yje Hilton në Sibiu të Rumanisë.

Inspektorati i emergjencave të qytetit publikoi informacion në lidhje me këtë.

“Shtatë persona u plagosën si pasojë e incidentit. Katër të mitur morën lëndime të lehta dhe u dërguan në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore. Një 45-vjeçar dhe një burrë 42-vjeçar morën lëndime të shumta. Ata u dërguan gjithashtu në spital. Njërit prej të plagosurve iu ofrua ndihmë mjekësore në vendngjarje”, thuhet në raport.

Përafërsisht 120 metra katrorë të tavanit Alchipan ranë në pishinë. Policia ka hapur një çështje penale dhe po heton shkaqet e incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb