Për fat të keq, një dëmtim në kofshë e ndali në momentin e tij më të mirë, por Medon Berisha pa frikë po përjeton sezonin e tij më të mirë në Serie A. Ylli kuqezi është kthyer në një lider absolut te Lecce, jo vetëm titullar i paprekshëm në mesfushë, por së fundmi është kthyer edhe në goleador pasi ka shënuar 2 gola edhe ka dhuruar 3 asiste.

Në radhët e Lecces i gëzohen shifrave dhe shpresojnë që Berisha të rikthehet sa më shpejt në të njëjtin nivel pasi kanë në duar një “xhevahir” shumë të çmuar. Në fillim të këtij sezoni kartoni i Berishës vlerësohej me 1,5 milionë euro, por në përditësimin e radhës, i bërë publik nga “Transfermarkt”, kartoni i mesfushorin kuqezi vlerësohet me 6 milionë euro.

Medoni Transfermark
Medoni Transfermark

Në pak muaj, vlera e tij në treg është rritur me 4,5 milionë euro, një rritje shumë e ndjeshme që vërteton sezonin fantastik që Berisha po zhvillon në Serie A, ku përpara se të dëmtohej u vlerësua 3 herë radhazi si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Në radhët e Lecces “fërkojnë duart” për këtë rritje të Medon Berishës, ndërsa buzëqesh edhe Sylvinho, me teknikun kuqezi që mund të rrijë i qetë, në mesfushë ka gjithnjë një opsion më shumë dhe shumë cilësorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb