PSG as që ka ndërmend të ndahet nga Luis Enrique, një trajner që solli një revolucion total në klubin francez, limitoi jashtëzakonisht shpenzimet për yje në perëndim, i besoi lojtarëve të rinj, dhe për më tepër rezultoi fitues duke i sjell ekipit jo vetëm Champions League, por edhe 5 trofe të tjera brenda një sezoni të vetëm. Sheiku Al Khleaifi është i fiksuar aq shumë pas Luis Enriques, sa është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të “përjetshme”.
Në fillim të këtij viti, PSG dhe Luis Enrique rinovuan kontratën deri në 2027, por plani i sheikut është të firmos një kontratë të re me teknikun spanjoll, këtë herë edhe më të gjatë në terma kohorë dhe sigurisht të përmirësuar sërish në terma financiarë.
Me këtë lëvizje, drejtuesit e PSG dëshirojnë të përforcojë akoma më shumë statusin e trajnerit brenda ekipit dhe sigurisht të vijojnë këtë projekt që e shndërroi PSG në klubin me më shumë fitime në vitin 2025.
