Arsenali do të përballet me Chelsean në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti Crystal Palace me rezultatin 8-7 pas penalltive, ndërkohë që 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, në çerekfinalen e fundit të zhvilluar të marten në mbrëmje në “Fly Emirates”.
Autogoli i Lacroix në minutën e 80-të i kishte dhënë epërsinë Arsenalit, përpara se Marc Guehi të barazonte për Crystal Palace në minutat shtesë të ndeshjes.
Arsenali kaloi në avantazh pasi Palace nuk arriti të largonte topin pas një goditjeje nga këndi të Bukayo Saka. Lacroix e shtyu topin në portën e tij dhe reagoi i habitur nga ajo që kishte ndodhur.
Në minutën e pestë të shtesës, Jefferson Lerma e devijoi topin me kokë dhe pas një goditjeje dënimi nga Adam Wharton, Marc Guehi e dërgoi topin në rrjetë.
Gjuajtësit e penalltive ishin të saktë deri në serinë e 8. Pass golit të Salibas, radhën për Palace e kishte Lacroix.. Kepa Arrizabalaga ndali penalltinë e Maxence Lacroix, duke kuptuar krahun e duke i siguruar Arsenalit fitoren në serinë e penalltive në stadiumin “Emirates”.
“Krijuam shumë raste. Duhej të kishim shënuar shumë më tepër se një gol,. “Në përgjithësi, një tjetër fitore dhe jam vërtet shumë i kënaqur.”, tha në përfundim të ndeshjes tekniku i “topçinjve”, Mikel Arteta. Në gjysmëfinalen tjetër, Manchester City do të përballet me kampionët në fuqi, Newcastle.
