Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka njofton se gjykata ka liruar protestuesit e 22 dhjetorit.

Në një deklaratë ai tha se Policia kishte sajuar prova ndaj protestuesve, dike shtuar se kjo është provë se narkoshteti intimidon dhe ushtron presion ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Noka thekson se kjo situatë është një provë e qartë e mënyrës se si pushteti aktual tenton të shtypë zërat kritikë, por opozita mbetet e vendosur dhe nuk do të ndalet në angazhimin e saj për drejtësi dhe transparencë.

 

Ai nënvizon se qeveria teknike është zgjidhja më e mirë për vendin në këtë moment, duke ofruar stabilitet dhe drejtësi për të gjithë qytetar.

Reagimi

Gjykata liroi protestuesit e 22 dhjetorit nga akuzat e sajuara nga narkopolicia e Prodës. Një tjetër provë që narkoshteti intimidon qytetarët që protestojnë. E megjithatë ne nuk do të ndalemi Qeveria teknike është zgjidhja më e mirë për vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb