Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3.

Marco Alia i Skënderbeut është zgjedhur portieri më i mirë i javës.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lawal Afolabi Isaac (Laci), Aleks Dedgjonaj (Burreli), Arlind Kurti (Laci) dhe Fabjan Beqja (Besa).

Në mesfushë janë përzgjedhur Suleiman Danladi (Pogradeci), Erblin Koka (Burreli) dhe Hamit Kallmeti (Kastrioti).

Treshja e repartit të avancuar përbëhet nga William Cordeiro (Besa), Renato Gjini (Skënderbeu) dhe Sodiq Kazeem (Pogradeci).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Besës, Gugash Magani, i cili regjistroi fitoren e tretë radhazi me skuadrën kavajase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb