Një penallti e dhënë në favor të Elbasanit ka bërë që Tirana të largohet nga fusha në mesin e pjesës së dytë. Në “Elbasan Arena”, bardheblutë vendosën që të lënë fushën si shenjë proteste. Ky vendim erdhi pas arbitri Laver Alla nuk e shqyrtoi në VAR 11-metërshin, çka zemëroi kryeqytetasit.
Gjithsesi, Tirana u rikthye të luajë pjesën e mbetur të lojës, pas 8 minuta braktisje të fushës. Sfida vlen për javën e 18-të të Superiores.
