Izraeli do të shpenzojë 110 miliardë dollarë për të zhvilluar një industri të pavarur armësh, duke synuar zvogëlimin e varësisë nga vendet e tjera.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të përpiqen që të sigurojnë furnizimet e nevojshme për t’u pajisur në mënyrë të pavarur.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë furnizimet e nevojshme, ndërsa do të pajisemi në mënyrë të pavarur. Nuk e di nëse një vend mund të bëhet plotësisht i pavarur, por ne do të përpiqemi të sigurohemi që armët tona të prodhohen sa më shumë të jetë e mundur në Izrael. Qëllimi ynë është të krijojmë një industri të pavarur armësh për shtetin e izraelit”, u shpreh ai.
