Senatorët demokratë i kanë kërkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të anulojë tërheqjen e rreth 30 diplomatëve.

Ata kanë theksuar se një veprim i tillë krijon shumë boshllëk dhe u lejon kundërshtarëve të SHBA-së, si Rusia dhe Kina, të zgjerojnë ndikimin e tyre.

Administrata Trump ditët e fundit ka urdhëruar që një sërë diplomatë karriere që shërbejnë në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine të kthehen në Uashington për t’u siguruar që misionet amerikane jashtë vendit pasqyrojnë prioritetet e saj “Amerika e Para”.

Duke e quajtur shkarkimin masiv një veprim jo të duhur, gjithashtu ata kanë shtuar se këto shkarkime do të linin më shumë se 100 pozicione ambasadorësh të SHBA-së të lira, rreth gjysmën e të gjitha pozicioneve të tilla në të gjithë botën,

Senatorët në letrën e tyre drejtuar Trump, nënvizuan gjithashtu se 80 pozicione ishin të lira para vendimit.

Megjithatë Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave mbi letrën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: