Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu analizoi barazimin 1-1 ndaj Elbasanit.

“I kënaqur edhe me 1 pikë, por ashtu siç shkoi ndeshja mund të kishim marrë edhe 3 pikët. Qëndruam shumë mirë në aspektin taktik. U përpoqëm t’i kapnim në kundërsulm. Përsa i takon penalltisë për Elbasanin, ia lë organeve kompetente. U tërhoqëm pavetëdije, ndonëse nuk duhet të nënvlerësojmë rivalin. Penalltia na destabilizojë.

Reaguam mirë edhe pas barazimit, pa harruar rastin e Voglit.  Kishim analizuar kundërshtarin. Ata pjesën më të madhe të kampionatit ka luajtur me 4-2-3-1 dhe ne u përshtatëm. I paralajmërova lojtarët kur mora vesh se kush lojtarë do luanin te Elbasnai sot dhe ne ishim gati të përgtisnim skemat të ndryshme edhe gjatë lojës. Kërkesa për t’u larguar nga fusha pas penalltisë? Më pëlqen të flas vetëm për futboll”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb