Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2. Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-1.

Dinamo City fitoi ndaj Partizanit në transfertë me shifrat 3-1. Po në transfertë triumfoi edhe Egnatia, që mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0. Për kampionët e Shqipërisë kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë. AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë. Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

 

Img 8803 2048x1152
Img 8803 2048×1152

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb