Kryetari  i PD-së Sali Berisha ka uruar Krishtlindjen, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Berisha shkruan se kjo natë është më magjepsësja për të gjithë besimtarët, pasi lind Krishti mbret.

Gjithashtu kryedemokrati uron për besim, mirësi, shpresë e forcë për të gjithë besimtarët në Shqipëri e kudo.

Gëzuar Krishtlindjet!

Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret, nata më magjepse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë: Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njerin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët. Krishti Mbret ju bekoftë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb