Kancelari gjerman Friedrich Merz ritheksoi angazhimin e qeverisë së tij për të siguruar që paqja dhe siguria të mbizotërojnë në Evropë,

Në videomesazhin e tij për Krishtlindje, Merz tha se qeveria do të punojë me këmbëngulje për të çuar përpara interesat e Gjermanisë.

“Në këto muaj dhe vite, bëhet fjalë për paqen, për sigurinë dhe për prosperitetin e të gjithë kontinentit tonë. Në këtë frymë, ne ndihemi të përkushtuar ndaj Gjermanisë dhe Evropës. Varet nga ne. Qeveria do të bëjë detyrën e saj dhe do të punojë me durim dhe këmbëngulje për të çuar përpara interesat e Gjermanisë, shtoi ai.

Kancelari, i cili udhëheq një qeveri koalicioni të përbërë nga blloku i tij konservator dhe Social Demokratët, pranoi se arritja e kompromisit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

“Pati diskutime dhe jo gjithçka shkoi plotësisht mirë”, theksoi ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb