Një konflikt mes dy adoleshentëve në Kuçovë ka përfunduar në përplasje fizike, ku 17-vjeçari ka goditur me thikë një 19-vjeçar për motive të dobëta.
Policia e Beratit njofton se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
