Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. Begaj, pas vizitës në Kishën ortodokse në Tiranë, tha se kjo ditë është një ditë e shenjtë që shënon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit.
“Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin por mbi të gjitha të kuptojmë dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit.
Uroj që kjo Krishtlindje të jetë e mbushur me gëzim, begati dhe bekime për çdo besimtar dhe çdo shqiptar dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për shqiptarët”, tha Begaj.
Bajram Begaj: Është kënaqësi që nga këtu të uroj besimtarët e krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”. Është një ditë e shenjtë që shënon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit.
Vlera që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë që ne njihemi botërisht të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin por mbi të gjitha të kuptojmë dhe të ndihmojmë ata që janë më të dobëtit.
Uroj që kjo Krishtlindje të jetë e mbushur me gëzim, begati dhe bekime për çdo besimtar dhe çdo shqiptar dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për shqiptarët.
