Krishtlindje në familje për futbollistët e Milanit pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit. Pavarësisht momentit jo më të mirë, Massimiliano Allegri ka vendosur t’u japë një ditë pushimi lojtarëve, të cilët do të rikthehen në stërvitje nesër, në funksion të sfidës së kampionatit kundër Hellas Verona. Ndeshja luhet të dielën, më 28 dhjetor, në orën 12:30, në “San Siro”.
Dhe pikërisht aty mund të vijë edhe “dhurata” e Krishtlindjes për tifozët kuqezi: Rafael Leao është shumë pranë rikthimit. Portugezi, i ndalur që nga 8 dhjetori për një problem me aduktorët, ka rifilluar stërvitjen me grupin dhe kandidon seriozisht për një fanellë titullari.
Ndaj Veronës, një kundërshtar që Leao e ka ndëshkuar shpesh në të kaluarën me 3 gola dhe 4 asistime, Allegri mund ta rreshtojë në sulm përkrah Christian Pulisic, me shpresën për t’i rikthyer shpejtësinë dhe fantazinë ofensivës së Milanit.
Një gol kundër Veronës, do ti jepte portugezit shtysën e duhur për një vit të ri, ku ai dhe tifozët kuqezi shpresojnë të jetë pozitiv dhe me sulmuesin si protagonist. Një motiv më shumë për portugezin, që synon të rikthehet protagonist dhe të bëjë sërish diferencën.
