Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin që lidh qytetin e vjetër të Bulqizës me Rrugën e Arbrit, një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku më parë janë regjistruar edhe aksidente të tjera, disa prej tyre me pasoja fatale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb