Prenda Ndou si sot një vit më parë gjatë një interviste për News24 dukej se ishte dorëzuar, teksa jeta e kishte përballur gjithnjë me vuajtje dhe varfëri ekstreme, për më tepër në këtë moshe i duhet të kujdeset për tre djemtë e saj me probleme të shëndetit mendor.

Kronika e transmetuar ne Krishtlindjen e vitit 2024 krijoi sensibilitet, dhe ndihma te shumta mbërritën ne fshatin Porav të Fushë-Arrëzit. Ndër ata që u shprehen të gatshëm ishte edhe humanisti Fran Gjoka që asokohe i premtoi ndërtimin e një banese të re.

Pikërisht një vit nga krishtlindja që i dha shpresë, ky vit i riktheu gëzimin nënës 81-vjeçare. Ajo sot iu gëzua shtëpisë së re bashkë me djemtë e saj të sëmurë.

Ditë e lumtur duket se është edhe për filantropin Fran Gjoka, i cili prej 10 vitesh ngroh zemrat e njerëzve në nevojë në Shqipëri.

Nënë Prenda tashmë është një hall më pak dhe për pushtetin vendor.

Edhe pse e lodhur nga pasha e viteve dhe hallet me të cilët jeta e ka përballur në çdo hap të saj që në vegjëli, nënë Prenda tashmë jeton e qetë edhe për djemtë e saj. Meraku që ajo shprehte se ç’do të ndodhte me djemtë e saj nëse ajo largohej nga kjo jetë është shuar, sepse pas 20 vitesh jetese në një banesë të huaj, ata nga sot kanë strehën e tyre, pikërisht në vendlindje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb