Portieri i njohur, Onana është i huazuar nga Manchester United te skuadra e Trabzonspor. Onana, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për përvojën në Turqi dhe për dëshirën për të qëndruar.
“Jam shumë i lumtur, më besoni. Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime. Nuk kam për çfarë të ankohem, jam shumë i lumtur që jam këtu.
“Ndonjëherë jam duke vozitur dhe një makinë më pret rrugën. ‘Onana, ndalo, dua një foto’. Mendoj me vete: ‘Po, por këtë mund ta bëjmë edhe në një mënyrë tjetër’. Por kur më shohin, ata janë të lumtur, dhe po ashtu edhe unë”.
“Në fillim ishte e vështirë, por tani e kuptoj. Ata janë njerëzit e mi, i dua dhe e dua këtë ndjenjë. Sepse janë shumë pasionantë”.
“Është diçka e mrekullueshme. Është diçka që nuk mund ta përshkruash nëse nuk je këtu”.
“Por koha që kam kaluar këtu ka qenë perfekte për mua. Jam i lumtur që jam këtu. Është një stil jete ndryshe, por është i shkëlqyer. Vërtet i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm”.
