Granit Xhaka ka folur së fundmi për periudhën kur ishte te Leverkusen, duke u ndalur te trajneri që drejtonte “aspirinat” asokohe, Xabi Alonso.
Xhaka shprehet se kur Alonso fliste, të gjithë e dëgjonin me qetësi dhe ishin të fokusuar 100%.
“Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”.
“Sepse ne e dëgjonim dhe e dinim se gjithçka që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve. Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë”-tha Xhaka.
