Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Zelensky u shpreh se biseduan dhe ndanë mendimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Presidenti ukrainas gjithashtu i falënderoi për bisedimet konstruktive dhe punën e tyre intensive.
“Diskutuam disa detaje të rëndësishme të punës në vazhdim. Ka ide të mira që mund të kontribuojnë në një rezultat të përbashkët dhe paqe të qëndrueshme. Le të jetë diskutimi ynë i sotëm një hap drejt paqes”, tha ai.
