Sulmet ruse nuk janë ndalur edhe në këto Krishtlindje. Dronët rusë goditën një ndërtesë pesëkatëshe, në Chernihiv në një qytet në Ukrainën veriore.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën. Sipas raportimeve dhjetë persona u plagosën, përfshirë tre fëmijë.

Ekipet hetimore të policisë, ekspertët mjeko-ligjorë dhe të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb