Forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën kritike në rajonin Volhynia, në perëndim të Ukrainës, raportuan mediat vendase. Sipas RBC-Ukrainë, duke cituar një zyrtar lokal, sulmi ndodhi në orët e mbrëmjes, në një kohë kur në rajon ishin aktivizuar sirenat e alarmit për sulme ajrore.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë lëshuar gjithashtu një alarm për sulm ajror në jug të vendit, për shkak të kërcënimit nga raketat lundruese të tipit Kalibr.

Alarmi përfshin rajonet e Odessa, Mykolaiv, Kherson, Zaporizhia dhe Dnipropetrovsk. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi dëmet apo viktimat e mundshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: