Thellohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Meksikë. Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën të enjten, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Zodecomatlán, ndërsa autobusi ishte në linjën Havana–Chicontepec. Zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán konfirmoi se mes viktimave janë nëntë të rritur dhe një fëmijë. Autoritetet lokale publikuan gjithashtu një listë me 32 personat e plagosur, si dhe spitalet ku ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Gjendja shëndetësore e disa prej tyre raportohet si e rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, por autoritetet theksojnë se aksidentet fatale që përfshijnë autobusë dhe kamionë janë të shpeshta në Meksikë, shpesh si pasojë e shpejtësisë së tepërt ose problemeve mekanike. Një aksident i ngjashëm u regjistrua në fund të muajit nëntor në shtetin perëndimor të Michoacán, ku 10 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u plagosën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: