Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka renditur aferat e qeverisë “Rama” dhe abuzimet që sipas tij janë kryer në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Në Foltoren 2 të mbajtur në Manzë, Berisha u ndal në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Palermos, dhe pasojat që do të ketë për qytetarët projektet.
“Ndaluni pak tek Porti i Durrësit. Është tokë publike dhe ndërmarrja kombëtare nr 1 e vendit me ndikim shumë të fuqishëm në kafshatën e çdo qytetari. Nga Fieri në Shkodër bashkë me Shëngjinin transportin e mallrave e bëjnë më pak të kushtueshëm. Porti ka mbi 1mln e 300 mijë metra katrorë. Rama vendos të ndërtojë parajsën e tij, gjen një arab, Alabari dhe investon 70 mln euro dhe ky do ndërtojë 6 hotele, 12 mijë apartamente, pishina ndërkombëtare e tëra pronë e tij dhe Franc Çopjas. Do ndërtohet edhe porti në Porto Romano, do e paguani me taksat tuaja. Ky port nuk ka as 1/5 e sipërfaqes së Portit të Durrësit. Mallrat për Shqipëri do kalojnë nga Mali i Zi e do të jenë me kosto më të larta. Ndaj e mbron Ballukun, sepse ajo çdo akt e ka bërë me Ramën.
Balluku as nuk largohet, as jep dorëheqjen, as shkarkohet nga Balluku. Kjo do të thotë o shqiptarë ju kemi vjedhur e do ju vjedhim deri në fund”, tha ai.
