Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë thirrur mbledhjen e Këshillit sot në orën 11:00, por kjo ka qenë e pamundur, pasi dera e sallës ku do të mbahej mbledhja, ka qenë e mbyllur me çelës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një prononicm për mediat, u shpreh se Kuvendi është kthyer në bunkerin që mbron korrupsionin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, për t1% cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi 10 ditë më parë heqjen e imunitetit, çka i hap rrugë arrestimit të saj.
Gazment Bardhi: ½ e këshillit kërkuan mbledhjen e Këshillit të MANDATEVE DHE Imuniteteve. Mbushen sot 10 ditë kur SPAK kërkoi heqjen e imnunitetit të Ballukut, që akuzohet për shkelje në 11 procedura tenderimi me vlere 1.1 mld euro. Në një kat të turpshëm e të pa precedentë të Peleshit, jo vetëm q ëu mbyll çdo sallë mbledhje në Kryesi, por u penguan edhe deputetët që në sallën e tyre të komunikonin me mediat. Nuk kishte ndodhur kurrë që Kuvendi të kthehej në bunkerin e Belinda Ballukut. Mendojnë se do të marrin peng drejtësinë e do ta pengojnë të bëjë detyrën. E kanë gabim. Peleshi njëlloj si Rama e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie të Belindës.
