Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat, u shpreh se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka intimiduar një prej vartëseve të saj, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka dhënë detaje e në lidhje me mënyrën se si është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogarasë.

Sipas Bardhit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi, me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, po mundohen t’i blejnë kohë ministres së Infrastrukturës për të intimiduar më tej dëshmitarët dhe prishur provat.

Gazment Bardhi: E keni parë që media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut që ka bashkëpunuar më SPAK për të treguar si është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogarasë. Është kjo vartëse që është intimiduar nga Balluku. Këta po tentojnë që duke i dhënë kohë Ballukut të prishin provat, intimidojnë dëshmitarët dhe pengojnë drejtësinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb