Kreu i PD Sali Berisha, në takimin e zhvilluar në Manzë në kuadër të Foltores 2, u shpreh se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku as nuk jep dorëheqjen e as nuk shkarkohet nga detyra nga kryeministri Edi Rama.
Ai vuri një paralelizëm me Ilir Metën, i cili dha dorëheqjen edhe pse prokuroria nuk kishte kërkuar imunitetin e tij.
“Megjithatë e kishin manipuluar, siç është provuar. Çfarë bëri Ilir Meta? Jo, nuk tha që prit herë të sqarohet. Jo, më tha. Erdhi në zyrë, unë do jap dorëheqjen. S’kishte kërkuar fare prokuroria dorëheqjen.
Jo, me datën 15 erdhi tek unë dhe dha dorëheqjen, sepse tha s’ka sepse unë nuk do shkoj tek tek hetuesi i thjeshtë të paraqitem si zëvendës kryeministër. Ai duhet të më hetojë mua si çdo qytetar tjetër. Pra, ishte një standard krejt tjetër.
Dhe ju them unë ju, kjo është arsyeja pse ne erdhëm edhe pas 35 vitesh të pamposhtur, se ne zbatuam, iu përmbajtëm disa parimeve të moralit, të ligjit dhe të nderit”, u shpreh ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, ne jemi në opozitë prej 12 vitesh. Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë. Përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërimit me deputeten e nderuar, me deputetin e nderuar, takimet, mbledhjet, të gjitha këto kanë qenë persekutim.
Por megjithëkëtë, ne prapë jemi të fortë shumë. Pse jemi të fortë shumë ne? Çfarë ndodh? Parti të tjera janë shuar, janë shuar. Është e vetmja parti, e dyta, më falni, e dyta në Europën ish-komuniste që mbetet pas 35 viteve. Ne mbetëm, sepse ne, jo se s’gabuam, edhe ne kemi bërë gabime.
Kemi bërë gabime, por ne i kemi njohur gabimet. Ne kemi qëndruar tokësor. Kemi njohur gabimet, i kemi, kemi kërkuar ndjesë, kemi, kemi pranuar gabimet, i kemi korrigjuar gabimet. A mund të imagjinoni ju?
Korrupsioni, ta marrim korrupsionin. Kudo ka një korrupsion të caktuar. Por, aty ku, kryeministri, presidenti janë të pakorruptuar, aty lufta kundër korrupsionit është e garantuar.
Pra, gjatë viteve të periudhës sonë, cili nga ju mund të imagjinonte demokratë e demokratë në këtë sallë që të kërkonte prokurori heqjen e imunitetit të ministrit dhe t’i dilja unë përpara, t’i dilte kryeministri përpara dhe t’i bllokonte, kurrë. Kurrë!
Po pse? Se prokurori, prokurori me të drejtë apo me të padrejtë, me aktin e tij po mbronte ju, po mbronte interesat tuaja, po mbronte paratë tuaja, po mbronte taksat tuaja. Dhe vetëkuptohet, kryeministri s’mund të ishte kurrë në anën tjetër.
Çdo imunitet që kanë kërkuar është vetëdorëzuar nga ministrat sepse e dinin, e dinin që nuk ka imunitet.
Ja të rikthehemi bashkë janarit të 2011-ës. Edi Rama publikon një video ku thotë përmenden në bisedë e sipër Ilir Meta për një ryshfet 700.000 eurosh. Ta them unë ju. Ymer Tole, biznesmen, kishte fituar gjyqin me një biznesmen italian dhe tani kërkonte ministrit të fillojë punën dhe i shkruante: zoti ministër, gjatë kësaj kohe që kam fituar gjyqin e gjerë sot sipërmarrja ime ka humbur 700.000 euro. Kjo ishte historia e 700.000 eurove.
Megjithatë e kishin manipuluar, siç është provuar. Çfarë bëri Ilir Meta? Jo, nuk tha që prit herë të sqarohet. Jo, më tha. Erdhi në zyrë, unë do jap dorëheqjen. S’kishte kërkuar fare prokuroria dorëheqjen.
Jo, me datën 15 erdhi tek unë dhe dha dorëheqjen, sepse tha s’ka sepse unë nuk do shkoj tek tek hetuesi i thjeshtë të paraqitem si zëvendës kryeministër. Ai duhet të më hetojë mua si çdo qytetar tjetër. Pra, ishte një standard krejt tjetër.
Dhe ju them unë ju, kjo është arsyeja pse ne erdhëm edhe pas 35 vitesh të pamposhtur, se ne zbatuam, iu përmbajtëm disa parimeve të moralit, të ligjit dhe të nderit.
Nuk i lëshuam ato. Ju them unë ju, a kishim ne korrupsion? Po. Por sa është numri i të dënuarve për korrupsion gjatë periudhës sonë? Tre herë më i madh se sot. Tre herë më i madh se sot. Kanë dënuar në dy vite 199 persona, janë dënuar në dy vite 630 zyrtarë.
Ministra? Jo, ministrat nuk kishin të bënin me tenderat se atë e hoqëm, atë e hoqëm që javët e para ne në qeveri. Ligjin, ministri nuk mund të jetë kryetari i autoritetit kontraktues. I ka marrë, i ka marrë dosjet Edi Rama me qindra e qindra herë.
S’ka mundur, sepse ky ka qenë ligji. Kurse ju e patë se si bën kjo me telefon, me mesazhe nga Rama atje duke përcaktuar tendera dhe çdo gjë. Pra, ne mbetëm pas 35 viteve përsëri. U krijuan forca të tjera politike, vetëm e vetëm, disa dolën nga ne, të tjerët kështu.
Çfarë morën ato? Morën disa mijëra vota, dhjetëra mijëra vota dhe kaq. Ne përsëri mbetëm ata që jemi. Forca më e fuqishme në vend. Ne mbetëm pra, as për meritë të Sali Berishës, po për meritë të gjithsecilit prej jush që luftuat, që mbrojtët idealet tuaja, që nuk i tradhtuat ato.
Asnjë shkak tjetër nuk ka kjo mbështetje. Pse u ndala këtu për të bërë histori? Jo.
U ndala këtu për një qëllim tjetër. Se në qoftë se ne erdhëm 12 vite opozitë shtypëse, e shtypur nga qeveria, e diskriminuar në shkallë ekstreme, e vërteta është edhe me padrejtësi të mëdha ndërkombëtare ndaj nesh, siç dihet, ne shqiptarët prapë na mbajnë në krye. Na mbajnë shqiptarët në krye dhe ne do i mbajmë shqiptarët në krye. Ata besojnë tek ne se ne do t’i shpëtojmë nga kjo qeveri.
