Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: