Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti u shpreh se me skandalet që kanë ndodhur, si afera e Belinda Ballukut, qeveria sot duhet të ishte tërhequr.

Teliti theksoi se duhet të ketë një qeverisje teknike, 6 mujore. Pasi kjo për vendin shtoi Teliti është domosdoshmëri.

“PD e shoh fituese nëse kemi një qeverisje të paktën 6 mujore teknike, të përbashkët. Sot e shoh domosdoshmëri. Në këto kushte zgjidhja e vetme është tërheqja e qeverisë aktuale nga pozicioni i saj drejtues i qeverisjes dhe hapja e rrugës së një qeverie të përbashkët të gjithë faktori politike shqiptar, të majtë të djathtë, shoqëri civile”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: