Ekspertja e komunikimit, Irsa Ruçi, e ftuar në ‘News24 fundjavë’, të gazetares Megi Latifi ka komentuar gjuhën e politikanëve, por rolin e shqipes te të rinjtë.
Ruçi tregoi se cilët ishin tre politikanët më elokuentë në vendin tonë, duke përmendur ish-kryeministrin e ndjerë, Fatos Nano, Sali Berishën dhe Edi Ramën.
“Çfarë unë quaj njerëz, politikan që kanë ditur të marrin vetë atë pozicion të tyre, që janë emëruar vetë. Politikan që kanë karizëm pas 90 mund të kemi nja 3, Berisha, Rama dhe Nano. Ata kanë arritur që të krijojnë terrenin e duhur për të dhënë frymëzim në popull. Komunikim më elokuent, do të thoja zoti Rama. Kam qenë në vit të fundit në master, dhe isha duke diskutuar për imazhin enjë lideri që ka përmes komunikimit te opinioni.. Kisha studiuar komunikimin e zotit Nano dhe Berisha. Rama dinte ta përpunonte gjuhën shqipe. Isha duke ecur me motrën përballë kryeministrisë, dhe më pyeti se; cila është puna e ëndrrave. Do të doja të isha fjali shkruese në kryeministri, e zotit Rama. Ajo më tha; të thoje një ëndërr, jo të fluturoje me presh. Më pas u hap zyra e komunikimit. U krijua një departament për komunikimin dhe fjalën. Te zoti Nano ka pasur një komunikim elokuent. Komunikim jo të këndshëm kam parë te shumica e deputetëve.”, tha ajo.
Duke u ndalur te të rinjtë, ekspertja shtoi: “Është me rëndësi për të rinjtë që të krijojnë terrenin e tyre. Vlen të investohet në të mësuesin, si proces dijesh dhe jo note. Ata duhet të investohen me pasion te pjesa e dijes. Ka një perceptim nga ana e tyre që të marrin një notë kaluese, të marrin certifikatën që të legjitimojnë shkollën e lartë. Por kjo gjendje është e përkohshme. Nuk është ndryshim që të djegësh uzina dhe fabrika, por të djegësh mentalitetin. Në thelb protesta është pozitive. Ajo që nuk më ngroh që të dal në shesh është se nuk ka një bosht. Duhet të sjellë diçka ndryshe kjo protestë. Që të ketë një vlerë, duhet të sjellë ndryshim.”.
