Massimiliano Allegri, numri një i pankinës së Milanit u shpreh se Leao nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës.
“Leao nuk do të grumbullohet. Ka një problem që e pengon të vrapojë shpejt. Fullkrug mbërriti i qeshur dhe i etur, ai ka një javë për t’u stërvitur dhe do të jetë i disponueshëm ndaj Cagliarit.
Gabbia është jashtë, do të shohim nëse do të jetë i disponueshëm ndeshjen e radhës. Fofana është mirë, të tjerët janë mirë përveç Gimenez i cili po i nënshtrohet rehabilitimit të kyçit të këmbës”, tha Allegri.
