Ndeshjet e Premier League dhuruan emocione. Arsenal triumfoi 2-1 ndaj Brighton, në takimin e luajtur në Londër. Me këtë rezultat, Gooners kryesojnë kampionatin me 42 pikë.

Ia del edhe Liverpool. The Reds mundi 2-1 Wolves, duke marrë kështu pikë të rëndësishme për t’u ngjitur sa më shumë në tabelë. Ekipi i Slot, është në vendin e katërt me 32 pikë.

 

 

Barazim pa gola mes Burnley dhe Everton. Në këtë takim luajti titullar Broja, i cili dhuroi një paraqitje pozitive.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb