Frikë dhe panik në Stadio Ennio Tardini në minutat e fundit të ndeshjes Parma-Fiorentina. Lojtari i ekipit violë, Roberto Piccoli ra në tokë pas një ndërhyrjeje të ashpër. Fillimisht askush nuk e vuri re diçka të tillë, me gjyqtarin Marco Guida që ndaloi lojën pas topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese.

Ndeshja u ndërpre për rreth dy minuta ndërkaq stafi mjekësor nxitoi që të hynte në fushë. Për fat të mirë, pasi mori trajtim mjekësor, Piccoli u ngrit dhe ishte në gjendje të largohej nga fusha me këmbët e tij, pa pasur nevojë për barelë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb