2.076.290 qytetarë votojnë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në dy orët e para të procesit kanë votuar mbi 2% e qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë ka një komunë ku pjesëmarrja e deri tanishme nuk është edhe aq shpresëdhënëse.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 6,498 votues të regjistruar në Zubin Potok, deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë.
Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në komunat e Kosovës llogaritet të jetë 2.64 për qind, duke reflektuar një interes relativisht të ulët në orët e para të procesit zgjedhor.

