Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit që është edhe vendvotimi i vetëm në këtë fshat.

Media e Kosovës Telegraf raporton se sipas burimeve, babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin i cili tha se për momentin nuk ka rast të raportuar në polici.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb