Turistë shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e festimeve, duke përjetuar emocione të veçanta nën tingujt e serenatave korçare në Pazarin e Vjetër të Korçës.
Turistët kanë shijuar birrën Korça deri në pikën e fundit, duke e kthyer atë në simbolin kryesor të atmosferës së zjarrtë që mbizotëroi në Pazar.
Të entuziazmuar, vizitorët shprehen se birra Korça nuk ka të dytë duke e cilësuar si një birrë të veçantë, me shije unike dhe traditë të rrallë. Për shumë prej tyre, birra është një nga arsyet kryesore që i shtyn të zgjedhin Korçën si destinacion turistik.
Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve këtë fundvit, duke pritur qindra mijëra turistë, me rezervime që zgjasin deri më 6 janar. Festa, muzika, tradita dhe mbi të gjitha birra Korça, po e bëjnë qytetin një nga destinacionet më të preferuara të sezonit.
