Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-perimeve. Në qytetin e Beratit qytetarët po hasin vështirësi në blerjen e produkteve, duke u shprehur se nuk mundin t’i përballojnë blerjet si pasojë e rritjes së çmimeve.

Edhe çmimi i shitjes së gjelit të detit, i konsideruar si mbreti i tryezës së fundvitit ka pësuar rritje, ndaj shumë qytetarë kanë vendosur të mos e blejnë.

Nga ana tjetër, tregtarët pohojnë se rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse, duke shkaktuar vështirësi për të dyja palët. Situata më e vështirë paraqitet për të moshuarit, tryeza e së cilëve po zbrazet gjithnjë e më shumë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb