Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

Një komunikim për mediat, kreu i KQZ në Kosovë  Kreshnik Radoniqi u shpreh se procesi i zgjedhjeve ka vijuar i qetë.

Ai u shpreh se ka pasur disa raste të ndërprerjes së energjisë, por që nuk ka zgjatur shumë.

“Procesi i votimit nuk do të ndërpritet, ne do sigurohemi që nuk do t’i lëmë në terr të votojnë. Për gjeneratorë nuk kemi në të gjitha qëndrat e votimit, por ne jemi siguaruar që në vendet ku do ketë ndërprerje do të ndërhyhet me shpejtësi. Në dis raste kemi pasur ndëërprerje, por që nuk ka zgjatur shumë. Çdo veprim që mund të cënojë procesin na shqetëson por ne i sigurojmë që procesi do të vijojnë normalisht dhe do të punojmë që integriteti i votës, nuk do të cënohet”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: