Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përgëzëzuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias, të cilët arritën një armëpushim të menjëhershëm.

Konflikti mes dy vendeve ka lënë të paktën 47 të vdekur dhe gati një milion të zhvendosur.

“Dua t’i përgëzoj këta dy udhëheqës të mëdhenj për punën e tyre të shkëlqyer në arritjen e këtij përfundimi të shpejtë dhe shumë të drejtë. Ndoshta Shtetet e Bashkuara janë bërë Kombet e Bashkuara të VËRTETA”, tha Trump.

OKB-ja, argumentoi ai, “ka ofruar shumë pak ndihmë në asnjë nga këto konflikte, përfshirë katastrofën që po zhvillohet tani midis Rusisë dhe Ukrainës.
Dy muaj më parë, Donald Trump bashkë-nënshkroi një armëpushim me dy udhëheqësit në Malajzi që rezultoi jetëshkurtër, por u llogarit midis shtatë ose tetë luftërave që Trump ka përfunduar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: