Në Dubai u ndanë çmimet për më të mirët e vitit në Globe Soccer Awards 2025. Pas një viti fantastik me PSG, Dembele u vlerësua si lojtari më i mirë, ndërsa çmimi trajneri më i mirë i shkoi Luis Enriques. Mesfushori më i mirë, Vitinha.

Ronaldo u shpall Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme, sakaq Yamal u cilësua si sulmuesi më i mirë. “Çmimi special” për Diego Jotan u tërhoq nga familjarët e të ndjerit.

Çmimet:

Dembele Lojtari më i mirë

Desire Doue fiton çmimin ‘Lojtari në Zhvillim’

Hidetoshi Nakata fiton ‘Çmimin e Karrierës’

Vitinha fiton çmimin ‘Mesfushori më i mirë’

Lamine Yamal fiton çmimin ‘Sulmuesi më i Mirë’

Andrés Iniesta fiton ‘Çmimin e Karrierës’

Paul Pogba fiton çmimin ‘Rikthimi i Vitit’

Nasser Al-Khelaifi fiton çmimin ‘Presidenti më i Mirë’

Cristiano Ronaldo fiton çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme’

Lamine Yamal fiton edhe ‘Çmimin Maradona’, për aftësitë dhe talentin në fushë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb