Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të dielën takimin e paralajmëruar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Duke folur përkrah Zelenskyt jashtë shtëpisë së tij në Mar-a Lago, Donald Trump tha se beson që Putini është “serioz për paqen”.
“Shumë njerëz kanë vdekur dhe mendoj se të dy presidentët duan të bëjnë një marrëveshje”, thotë ai.
Më herët, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Bisedën me shefin e Kremlinit, Trump e quajti të frytshme.
