Qytetarët në Vlorë kanë zhvilluar sot një protestë, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Këtë të diel qytetarët të revoltuar ndërprenë shfaqen në teatrin “Petro Marko” duke kërkuar zgjidhjen për problemin e tyre. Situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ndërsa vijojnë të qëndrojnë në shesh duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre. Shumë prej protestuesve kanë qenë edhe emigrantë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi kanë theksuar se janë kthyer për të festuar, por janë përballur me këto problematika.
Qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë. Ata kanë njoftuar se do të protestojnë sërish nesër në orën 10:00, para ambienteve të Bashkisë.
